Italiani Vanoli konfirmon: Gati ta drejtoj Kosovën

Kosova vazhdon kërkimin për trajner dhe duket pranë marrëveshja me Rodolfo Vanolin (versioni i tij, gjithsesi, ndaj duhet marrë pak me mosbesim), i cili konfirmon kontaktin me njerëz pranë Federatës së Kosovës: “Njerëz pranë Federatës më kanë kontaktuar dhe jam treguar i gatshëm të marr drejtimin. Natyrisht, kam thënë “po”, por me disa kushte, sepse Kosova është një kombëtare e re, ku duhet rindërtuar gjithçka, ndaj duhen disa kushte për të punuar. Ne italianët çojmë jashtë Italisë filozofinë dhe mentalitetin tonë. Do të më pëlqente të nisja këtë rrugëtim me një kombëtare të re dhe që synon nivele të rëndësishme”.

Vanoli flet edhe për organizimin: “Kosova është kombëtare e re dhe ka nevojë për një qendër teknike si Koverçano, për të zhvilluar grumbullime të rëndësishme. Kam pasur fatin të njihem me Behramin, kam biseduar për të kuptuar shumë gjëra”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online