Ndryshimi më idiot i ulëseve të stadiumit që ka ndodhur në futboll, rusët e detyrojnë se ishte si ngjyra e flamurit të Ukrainës

Autoritetet ruse kanë urdhëruar Yakutsk Arena, e cila është shtëpia e klubit FK Yakutijya, të ndryshojë ulëset në tribuna. Arsyeja qëndron në faktin se karriget në tribuna janë blu dhe të verdhë, më saktë në ngjyrat e flamurit të Ukrainës. Rusia pusht.oi Ukrainën në fund të shkurtit dhe pas të gjitha ngjarjeve, atletët dhe klubet ruse morën sanksione të rënda.

Heqja e karrigeve nga tribuna tashmë ka filluar dhe në vitin 2016 FK Ykutija ngriu statusin e saj. Ata planifikojnë të riaktivizojnë klubin në periudhën e ardhshme, por duket se do të luajnë në stadium me pamje tjetër për shkak të vendimit të pabesueshëm të autoriteteve në Rusi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *