Ndryshimet në kupolën drejtuese hapin një vend të lirë për drejtor sportiv, Juventusi piketon Igli Taren

Lajmet e fundit mbi mashtrimet në lidhje me pagesat kanë bërë që te Juventusi të marrin masa drastike. Kupola drejtuese jep dorëheqjen dhe klubi duhet të përgatitet për ndryshime rrënjësore. Cherubini nuk do të jetë më pjesë e bardhezinjve dhe do të lërë të lirë vendin e drejtorit sportiv.

Një rol të cilin Juventusi mendon t’ja besojë Igli Tares. Nisur nga dënimet që mund të vijnë për “zonjën e vjetër”, filozofia e ardhshme duhet të jetë ajo e mbështetjes te lojtarët e rinj dhe te ata me kosto të ulët. E kush më mirë se Igli Tare mund ta bëjë këtë gjë? “Tuttosport“ raporton se ish-futbollisti shqiptar, së bashku me Giuntoli-n dhe Petrachi-n. Kujtojmë se Tare ende nuk ka rinovuar kontratën e tij me Lazio-n./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online