Futbolli 2018-’19: ndryshon shumë, (thuajse) gjithçka. Seria A e re do të nisë më 19 gusht. Për Krishtlindje, tre javë, do të luhet më 22, 26 dhe 29 dhjetor. Do të rinisë gjithçka më 20 janar. Merkato pëson një reduktim drastik: ai i verës mbyllet më 18 gusht. Ai i janarit më 19 janar. Pra, një ditë nga fillimi dhe rifillimi i Serisë A.
Malago, presidenti i Komitetit Olimpik, ka deklaruar se presidenti i Ligës do të jetë Gaetano Miçike: klubet kanë dhënë “ok”. Më pas, Seria A do të mbyllet më 26 maj 2019. Kupa e Italisë ndryshon formulë: nuk do të ketë më turn brenda fushës për “big”-ët e Serisë A, por me short. Dhe, pushimi i gjatë dimëror (nga 29 dhjetori më 20 janar), do të japë mundësinë e një turni në Kupën e Italisë. Superkupa Italiane e radhës do të luhet më 12 gusht.