Ndryshim planesh, Sherif Kallaku tregon se do të qëndrojë më gjatë te Teuta: Ishte kërkesa ime te Lokomotiva e Zagrebit

Teuta fitoi Superkupën e Shqipërisë pasi ia doli në shifrat 3-0 ndaj Vllaznisë. Kapiteni i durrsakëve, Kallaku, u huazua për gjashtë muaj. Megjithatë në prononcimin e dhënë për “RTSH Sport”, mesfushori është shprehur se do të vazhdojë për më gjatë te Teuta nëse do të ketë dakortësi edhe nga pala tjetër.

“Jam shumë i lumtur që Teuta fitoi një tjetër trofe. Ishte kërkesa ime për Lokomotivën e Zagrebit që të kthehesha këtu për gjashtë muaj. Por djemtë po ma bëjnë të lehtë punën dhe mund të qëndroj edhe për gjashtë muaj të tjera. Do të flas sërish me Lokomotivën e Zagrebit. E përjashtoj rikthimin përfundimtar pasi kam dhe shumë vite kontratë në Kroaci”, u shpreh Kallaku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online