“Luajtëm shumë mirë”! Brdaric përgëzon Teutën dhe Vllazninë: Në futbollin tim duhet të shënosh, ndryshe…

Brdaric ka folur në konferencën për shtyp pas ndeshjes të humbur ndaj Teutës. Durrsakët fituan me shifrat 3-0 në Superkupën e Shqipërisë ndaj Vllaznisë. Ndërkohë trajneri i shkodranëve, Brdariç, ka shprehur për “RTSH Sport” edhe komplimentet për të dy skuadrat.

“Së pari urime Teutës. Ishte ndeshje e barabartë, komplimente ekipit tim pasi luajtëm shumë mirë. Në futbollin tim duhet të shënosh, pasi në të kundërt rivalët do të përfitojnë. Duhet të jemi më efikas në realizimin e golit. Duhet të punojmë në fazat e lojës që të mos humbim përqendrimin dhe fokusin tonë. Sot do të analizojmë ndeshjen dhe më pas do të mendojmë për merkaton”, tha Brdaric. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online