Lëvizje te Partizani, këtë herë në dalje. Në fakt pritej, pasi para pak kohësh në stafin e trajnerit Skënder Gega u shtua edhe Dritan Mehmeti, i cili është krahu i djathtë i teknikut të të kuqve. Sot njoftohet se marko Jovanoviç nuk do të jetë pjesë e Partizanit në vazhdim.
“Klubi njofton përfundimin e bashkëpunimit me Marko Jovanoviç. Pjesëtari i stafit të ekipit i afruar në Janar të këtij viti nuk do të vijoj të jetë më pjesë e të kuqve në edicionin e ri futbollistik. Klubi falënderon Marko Jovanoviç për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe si pjesë e stafit të Partizanit, duke i uruar njëkohësisht suksese të mëtejshme në karrierë”, njofton klubi kryeqytetas.
Jovanoviç së pari ka qenë pjesë e Luftëtarit në stafin e Mlladen Milinkoviç, për të kaluar më pas te Kukësit. Pas një debati me presidentin Safet Gjici ai u largua dhe në janar iu bashkëngjit Partizanit. Tanimë serbi është larguar zyrtarisht nga të kuqtë.