Partizani ka njoftuar pak minuta më parë ndërprerjen e marrëveshjes me konsensus me trajnerin e portierëve Marioa Capece. “Demat” sqarojnë më tutje se ishte vetë italiani ai që ka kërkuar për arsye personale që të mos vijojë më bashkëpunimin. Capece kontribuoi për “të kuqtë” për afro dy vite dhe tashmë do të provojë një aventurë tjetër në shtetin e tij.
“MARIO CAPECE NDËRPRET ME MIRËKUPTIM BASHKËPUNIMIN ME PARTIZANIN
Klubi njofton se nga sot pjesëtari i stafit teknik Mario Capece nuk do të jetë më pjesë e skuadrës. Për arsyet personale Capece në detyrën trajner i Portierëve ka kërkuar ndërprerjen me konsensus të bashkëpunimit me 15-të herë kampionët e vendit. Klubi falënderon Mario Capecen për kontributin që ka dhënë në skuadër përgjatë 20 muajve si pjesë e Partizanit, duke i uruar suksese të mëtejshme në karrierë”, përfundon njoftimi i Partizanit.