Ndreu: Fitore e vështirë, e kisha frikë këtë ndeshje

Ramadan Ndreu u shfaq pas ndeshjes në “Supersport” dhe iu gëzua tre pikëve me Lushnjen, por vuri në dukje se nuk ishte aspak e lehtë dhe se verdhejeshilët do u hapin punë të gjithëve.

“Mendoj se të gjitha skuadrat do e kenë të vështirë që të fitojnë kundër Lushnjes, pasi nuk e ka presionin e skuadrave të tjera. Pësuam një gol aksidentalisht, arritëm që të kthenim rezultatin, por e ndjemë mungesën e Arrabalit dhe Fushtarit. Mund të kishim shënuar dhe golin e tretë. Ishte një ndeshje e vështirë në aspektin psikologjik. Jam i kënaqur me tre pikët. U vumë disi në vështirësi. Tre pikët na ndihmojnë shumë për vazhdimësinë”.

“Nuk e ka presionin tonë, pasi e kupton që është e rrezikuar dhe e ka të stakuar që pretendon te rezultatet. Është e lehtësuar, pasi ana psikologjike është frenuese. Jo se Lushnja është dorëzuar, por do jetë shumë e vështirë për ta mundur, pasi e ka treguar në të gjitha takimet”.

“Unë jam i kënaqur dhe me 2-1. Më interesojnë pikët. E kisha parashikuar dhe kemi punuar shumë nga ana psikologjike. Është një skuadër që luan futboll të mirë. Është e vështirë që lojtarët t’i mbushësh mendjen se nuk ka ndeshje të lehta. Ishte një fitore me vuajtje. Duhej ta vlerësonim Lushnjen si Korçën”. “

Isha shumë i emocionuar. E kisha frikë këtë ndeshje. Dy ndeshjet tona më të dobëta ishin me Lushnjen në Fier dhe sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online