Ndodh te Barcelona! Po shijon pushimet, lojtari nuk i vjen për në Champions League

Edhe pse u zyrtarizua transferimi i Arthur tek Juventus, në një postim në rrjetet sociale, mesfushori u zotua se do të jepte gjithçka për Barcelonën deri në fund të sezonit. Megjithatë duket se lojtari ka ndërruar mendje, pasi refuzon të luajë në ndeshjet e mbetura me Barcelonën.

Klubi i ka bërë të ditur sanksionet ndaj këtij veprimi, por qëndrimi i lojtarit mbetet i patundur karshi kërcënimeve. Për momentin lojtari ndodhet në Brazil ku është duke shijuar pushimet e parakohshme, pasi Barcelona do të luajë në kompeticionin e Champions League.

Mosmarrëveshjet e shumta me Setienin e detyruan brazilianin të largohej nga ekipi i zemrës. “E di që po shkoj në një ekip të madh, shumë sfida më presin përpara se tu bashkohem bardhezinjve”- ishin fjalët e Arthur në momentin kur u bë zyrtare kalimi i tij në Torino.

Arthur kaloi tek Barcelona për 40 milionë euro dhe shumë analistë mendonin se ai do të ishte pasardhësi i Iniestës, por problemet me trajnerin ia mohuan këtë status. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online