Dështoi me Arsenalin, Emery shfrenon fantazinë: Ëndrrat pa lekë, të fitoj La Ligën me Villarealin

Unay Emery, i cili ngeli pa ekip për një kohë të gjatë pas shkarkimit të tij si trajner i Arsenalit, ka plane shumë të mëdha për ekipin e tij të ri, Villarealin. Sipas spanjollit, ambicia e tij më e çmendur është të fitojë titullin kampion me këtë skuadër. Në konferencën për shtyp, ditën e hënë, 48 vjeçari tha se nuk e di se si do të jetë fundi i sezonit tjetër, por ëndrra e tij ngelet pikërisht fitimi i La Ligës.

“Nuk mendoj për fundin, thjesht ëndërroj meqë edhe ëndrrat janë pa pagesë. Në ëndrrat e mija un jam shpallur kampion me Villarealin. Të qenit në Spanjë, pas një periudhe të gjatë larg vendit më bën të ndihem si në shtëpi. Ky klub më bën të ndihem mirë, ndihem njësoj sikur isha tek Sevilla. Kanë qenë stabël prej 23 vitesh, që nga ardhja e presidentit.”- u shpreh Emery.

Emery ka drejtur ekpie të ndryshme elitare si PSG, Sevilla dhe Arsenal. Në krye të Sevillas, 48 vjeçari arriti suksese të mëdha pasi skuadra e tij fitoi 2 herë radhazi Europa Ligën. Ndërsa nuk arriti të vazhdonte suksesin tek Paris Saint Germain, ku pësoi dhe humbjen më të madhe në karrierë ndaj Barcelonës me rezultatin 6-1. Fati i keq vazhdoi edhe tek Arsenal, ku nuk arriti të jepte maksimumin duke detyruar klubin që ta shkarkojë nga detyra. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online