Ndodh për herë të parë pas shumë kohësh, Xhakomo Vrioni i largohet Juventusit edhe në Seria A

Në çdo javë të kampionatit ishim mësuar që Xhakomo Vrionin ta shihnim në listën e Juventusit. Pikërisht në emrat e grumbulluar të ekipit të parë që drejtohet nga Andrea Pirlo, megjithëse në fushën e lojës ka pasur pak hapësira dhe mbetet për t’u shënuar debutimi me trajnerin e ri kundër Veronës.

Ndërkohë mungesa në ndeshjet e “Champions League” mbetet e pashmangshme pasi Pirlo nuk ka zgjedhur që emrin e sulmuesit shqiptar ta përfshijë në listën e kompeticionit më të njohur në Europë. Por për herë të parë pas shumë kohësh Vrioni nuk do të jetë i grumbulluar në një përballje të Serisë A. Në listën e lojtarëve të ftuar nga Pirlo kundër Spezias mungonte dhe futbollisti i Kombëtares. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online