VIDEO/ Gjimshiti titullar i pazëvendësueshëm dhe rikthim te fitorja, Atalanta merr vendin e 2-të në Serie A

Atalanta është kthyer sërish te fitorja në Serie A, pavarësisht se këtë herë jo me goleadat e zakonshme. Pas atyre dy humbjeve të fundit, bergamaskët kanë triumfuar me shifrat 1-2 në transfertën kundër Krotonës. Berat Gjimshiti edhe këtë herë ishte titullar për 90 minutat e këtij dueli, duke treguar siguri në prapavijë dhe duke qenë një lojtar i preferuar i trajnerit Gasperini.

Luis Muriel vendosi fatin e takimit me dy golëshin e tij dhe tashmë Atalanta e gjen veten përkohësisht në vendin e 2-të në tabelën e klasifikimit. Skuadra e Berat Gjimshitit vjen fill pas Milanit, me vetëm 1 pikë më pak nga “djajtë” që me Ibrahimoviç në majën e sulmit ende nuk e kanë provuar shijen e humbjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online