Ndeshjet pa polici, Përmeti: Ka dy probleme!

Ilirjan Përmeti, shefi i klubit Skënderbeu, ka folur në lidhje me problemet që lindën në ndeshjen me Skënderbeun. Ai ka komentuar ndryshimin e ligjit, që parashikon që forcat e rendit të mos jenë të pranishëm në impiantet sportive.

Përmeti e përkrah diçka të tillë, por mendon se nuk ka ardhur momenti që të ndodhë. “E para nuk jemi në stadin që të vëmë në stadium për t’u argëtuar me familjen. Dihet niveli i shoqërisë tonë për momentin. Arsyeja tjetër janë financat dhe është arsyeja më delikate. Është e vështirë të realizohet vetëm me stjuardë. Po të ketë bashkëpunim mes klubeve, federatës dhe Policisë së Shtetit, mund të gjendet një zgjidhje”, ka thënë mes të tjerash Përmeti në RTSH Sport.

Më tej ai shtoi: “Kërkuam maksimumin e forcave. Nuk e kuptoj se pse nuk funksionoi. Klubet shqiptare janë të brishta për të paguar. Është ende herët për të mos qenë policia në stadium. Forcat e Sigurisë nuk janë për këto lloj ngjarjesh”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *