Ndeshjet e fundvitit “luftë” errësirës, e Para mbyllet me… derbi

Këtë fundjavë, Kategoria e Parë do të luajë të gjitha ndeshjet e javës së 14-të të saj, por FSHF-ja ka menduar që ato të nisin 30 minuta më parë nga orari zyrtar. Kështu, të gjitha ndeshjet do të luhen në orën 13:30 ditën e shtunë, ndërkohë që edhe ndeshja e Grupit B, Lushnja-Apolonia do të luhet ditën e dielë, po në orën 13:30.

Në Grupin A, kjo javë rezervon një “derbi” të Veriut, për herë të parë mes këtyre dy skuadrave ne Kategorinë e Parë. Vllaznia kryeson grupin e shkëputur 5 pikë nga Erzeni i vendit të dytë, ndërsa Veleçiku renditet në vendin e pestë. Besëlidhja-Erzeni është kryendeshja e grupit, të dyja skuadrat në kërkim të një renditjeje më të mirë. Në tre takimet e tjera, kalendari favorizon më shumë skuadrat vendase.

GRUPI A
Ndeshjet-Java e 14-të
E shtunë 22 dhjetor 2018
Veleçiku-Vllaznia       13:30
Besëlidhja-Erzeni        13:30
Dinamo-Shënkolli       13:30
Burreli-Vora                13:30
Korabi-Iliria                13:30

Në Grupin B, të dielën Lushnja-Apolonia do të mbyllë javën e 14-të, një ndeshje rivalësh, jo vetëm në Kategorinë e Parë. Të shtunën, Besa ka ndeshje në letër të fituar me Orikun dhe do të jetë me sy e veshë në Elbasan, ku Bylisi kryesues luan në transfertë. Tomori-Egnatia është sfida që formaton skuadrat e pesë vendeve të para, dhe po kështu Pogradeci që pret Turbinën e vendit të fundit në renditjen e këtij grupi.

GRUPI B
Ndeshjet-Java e 14-të
E shtunë 22 dhjetor 2018
Besa-Oriku                  13:30
Tomori-Egnatia           13:30
Pogradeci-Turbina       13:30
Elbasani-Bylis             13:30
E dielë 23 dhjetor 2018
Lushnja-Apolonia       13:30

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online