Ndeshjet e ekipeve shqiptare në “Conference League”, ja përballjet që mund të ndiqni pa pagesë

Ekipet e Superiores do të luajnë në këtë javë edhe ndeshjet e kthimit për aventurën e tyre në Europë. Teuta do të përballet kundër Sherif Tiraspol në mbrëmjen e sotme, por aventura e saj duket e mbyllur pas humbjes së parë që u pësua në shifrat 0-4. Durrsakët do të kalonin në turin e dytë të Conference League nëse nuk ndodh mrekullia.

Nga ana tjetër në ditën e enjte, mund të ndiqen pa pagesë në “RTSH” sfidat mes Vllaznisë-Siroki, por edhe Laçi-Podgorica. Kurbinasit humbën në transfertë 1-0, por ishin të pafat dhe shanset janë të mëdha për t’u kualifikuar më tej. Nga krahu tjetër Vllaznia kërkon hakmarrjen ndaj Sirokit pas një humbje të pësuar 3-1, ku ylli i kundërshtarëve ishte arbitri i ndeshjes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online