Prapaskenat e zgjedhjes së penalltive/ U tronditën edhe vetë lojtarët e Anglisë kur panë Saka, Southgate kishte 1 vit që përgatiste…dështimin

Anglia nuk mundi që të kthente trofeun në shtëpi dhe të përmbushte dëshirën e këngën e tifozëve: “It’s coming home”. Këtë herë Europiani ka përfunduar në Romë. Ndeshja u vendos në ruletën ruse atje ku Italia ishte më e saktë. Pavarësisht se te anglezët shkëlqeu portieri Pikford, nga ana tjetër Rashford, Saka dhe Sancho gabuan ekzekutimin e tyre.

Kritika të mëdha mori edhe Southgate për faktin sesi zgjodhi futbollistin 19-vjeçar, Saka, që të gjuante penallti me peshë. “Daily Mail” ka zbuluar edhe mënyrën sesi janë caktuar ekzekutuesit e 11-metërshave të Anglia. Që nga shtatori i vitit të kaluar, lojtarët anglez kanë praktikuar penalltitë. Southgate dhe ndihmësit e tij kanë mbajtur shënime dhe figuronte se Saka kishte përqindjen më të lartë të realizimit.

Kjo ishte arsyeja se përse trajneri i Anglisë i besoi duke lënë jashtë Sterling dhe Grealish. Southgate u besoi statistikave të stërvitjes, por në fund rezultati nuk i dha të drejtë. Megjithatë edhe vetë lojtarët anglez nuk ishin në dijeni për këtë sistem të tillë dhe kanë mbetur të tronditur kur panë Saka që t’i drejtohet 11-metrave. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online