Conor McGregor dëmtoi kyçin e këmbës në sfidën ndaj Dustin Poirier në 10 korrik dhe menjëherë u detyrua të kryejë një operacion të gjatë. Si pasojë e këtij dëmtimi, irlandezi do të jetë jashtë kafazit për gati 1 vit. Megjithatë dëshira për të qenë aktiv ka bërë që Conor Mcgregor të pranojë një ndeshje për bamirësi.
Kjo nuk do të jetë një ndeshje si gjithë tjerat, por në një karrige me rrota dhe kundërshtari do të jetë imituesi i tij më i mirë, Al Foran. Pas pranimit të kësaj ndeshjeje me rregulla mjaft të pazakontë, Conor McGregor deklaroi se do të jetë në një karrige me rrota të markës Lamborghini. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/