Ardi Behari ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Teksa ka analizuar ndeshjen mes Vllaznisë dhe Teutës ka shpjeguar problemin kryesor të shkodranëve. Nga një rezultat që shkon në 3-0, gjithçka u vështirësua me ngushtimin e shifrave në 3-2.
“Është e lashtë sa edhe vetë futbolli shkodran, tipari kryesor i tyre është vetëkënaqësia. Kjo ësht arsyeja kryesore. Megjithatë Vllaznia ka një manovër që të kënaq kur kurorëzohet me gol. Një ekip që di të interpretoj sistemet e lojës brenda një ndeshje. Duket se janë gjëra të punuara nga trajneri kur bëhet një ndërrim dhe gjithë ekipi punon në atë ndryshim të manovrës.
Nëse nuk do të kishte këto luhatjet, atëherë do të ishin për titull kampion. Problemi është se Krymi duhet të merret për të thyer aksionet, por në fakt qëndron me llustrën lart”, tha Behari. /Sport Ekspres/