“Nuk duhet të ketë ndryshim të datës së zgjedhjeve”, Topçiu: 3 përfaqësues të dërguar nga Ceferini do monitorojnë ndërhyrjet politike

Aldi Topçiu ka folur në studion e “Ora Sport“ në “Ora TV“ për hipotezën e shtyrjes së datës së zgjedhjeve presidenciale në FSHF. Drejtori juridik i këtij institucioni ka bindjen se nuk do të ketë një skenar të tillë, ndërsa qartëson se zhvillimi i zgjedhjeve është i detyrueshëm dhe nuk ka ndodhur kurrë në historinë e kësaj Federate të mos kryhet një proces i këtillë. Gjithashtu Topçiu njofton se ditën e nesërme do të vijnë tre përfaqësues të dërguar nga Ceferin për monitorimin e procesit zgjedhor.

“Mendoj që roli im është të shpjegoj proceset dhe të sqaroj se çfarë proçedurash dhe çfarë të drejtash ndiqen. Jam i bindur që nuk duhet të ketë ndryshim të datës. Është e detyrueshme të kemi zgjedhje, sepse përndryshe do kishim një president dhe Komiteti Ekzekutiv, i cili do të tejkalonte ato afatet statutore të mandatit tij. Kështu që është e detyrueshme të kemi zgjedhje. Nuk ka ndodhur kurrë në FSHF që të mos ketë pasur zgjedhje. Për këtë jam i sigurt që është e nevojshme të ketë, kurse për çfarë mund të ndodhë nuk jam në gjendje të komentoj.

Ditën e nesërme na nderojnë me pjesëmarrjen e tyre 3 përfaqësues të komisionit të posaçëm të dërguar nga presidenti Ceferin, të cilët do të monitorojnë procesin zgjedhor në dy aspekte kryesore. Njëri është nga pikëpamja proceduriale dhe materiale dhe një tjetër nga pikëpamja e ndërhyrjes ose jo të politike në zgjedhjet e FSHF-së”, shpjegon Aldi Topçiu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online