Ndeshja që pa si protagonist Mirlind Dakun do mbahet mend gjatë: 7 gola, 3 penallti, VAR, karton i kuq dhe përmbysje e çmendur

Gjithçka që mund të ofrojë futbolli u pa në Murska Sobota. Shtatë gola, tre penallti, VAR, karton i kuq… Në fund triumfi i Murës ndaj Domžalit me rezultat 4:3. Gjithçka nisi në minutën e 17-të kur Mirlind Daku shënoi për të kaluar në epërsi 1:0 Mura. Pas kësaj, vjen përmbysja e Domžal.

Pišek në minutën e 24-të barazoi me rezultat 1:1, ndërsa Strajnar në minutën e 27-të e ktheu rezultatin në favor të Domžal-it dhe ishte 1:2. Vendasit mund të ishin rikthyer në ndeshje në minutën e 30-të, por Bobiçanec humbi penalltinë dhe goli tjetër mbërriti shpejt. Jakupoviç shënoi në minutën e 37-të për të kaluar miqtë në epërsi 1:3.

Mura luajti më mirë në pjesën e dytë. Në minutën e 61-të Daku shkurtoi rezultatin në 2:3, ndërsa në minutën e 67-të Pišek mori karton të kuq dhe miqtë mbetën me një lojtar më pak dhe një penallti për Mura.

Dhe atje drama vazhdoi. Mulaliq pret penalltinë e parë për Dakun, por VAR e përsëriti penalltinë sepse portieri i Domžalit doli para vijës më herët. Nga tentativa e dytë, Bobiçanec ishte i sigurt për 3:3. Në minutën e 89-të, një kthesë totale. Futbollisti Amar Beganoviq krosoi, kurse Petkoviq shënoi për 4:3 dhe triumfin e madh të Murës në një ndeshje që do të mbahet mend gjatë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online