E djallosi punën dhe po i lë titullin sërish Max Verstappen, Leclerc pendohet për gabimin: Jam pilot i nivelit të lartë, nuk më lejohet

Max Verstappen është një pilot i shkëlqyer, i cili me shumë mundësi do të fitojë titullin e dytë në karrierën e tij në Formula 1. Megjithatë këtë sezon holandezi ka qenë mjaft me fat, pasi kundërshtari i tij kryesor, Charles Leclerc ka bërë mjaft gabime trashanike duke dalë disa herë nga gara.

Edhe ditën e sotme, Leclerc i dhuroi fitoren kundërshtarit të tij, duke e thelluar diferencën. Francezi doli nga gara si pasojë e një gabimi personal. Pas përfundimit të garës, piloti i Ferrarit u shpreh mjaft i irrituar me performancën e tij.

“Jam një pilot i nivelit të lartë dhe nuk mund t’i lejoj vetes këto gabime. Do të më vijë shumë keq nëse e humb titullin për 32 pikë, pasi i kam bërë vetë gabimet, si këtu, ashtu edhe në Imola. Kanë mbetur edhe 10 gara dhe i kemi të gjitha mundësitë për të bërë më mirë, por duhet të mos përsëritim gabime si ky sot”, u shpreh Leclerc. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online