“Ndeshja me Partizanin? Humb në shtëpi Real Madrid dhe Barcelona”! Shensoji: Bylisi do të dërgohet në atë vend që e meriton

Superiorja po bëhet gjithmonë e më e paparashikueshme pas çdo jave. Bylisi ka shkaktuar tjetër surprizë duke mundur në transfertë Laçin me shifrat 0-1. Goli i vetëm i takimit u shënua nga ana e Flamur Ruçit në minutën e 54.

Me këtë fitore Bylisi i Shensojit konfirmon formën fantastike që po kalon. Nga krahu tjetër, Laçi merr një tjetër goditje të rëndë për objektivat e saj, pavarësisht se fitorja me Partizanit u mendua si pikë kthese. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Shensoji: “Dua të uroj Laçin si skuadër dhe si klub që kanë objektiva të mëdha, po i shërbejnë futbollit shqiptar. Ma zbatuan lojtarët 100% taktikën time. Laçi luajti më agresiv me ne pasi nuk i lejoheshin dy humbje në shtëpi. Për ne është çdo ndeshje si finale. Kur erdha unë fituam me Vllazninë, me Kastriotin dhe me Teutën meritonim më tepër. Bylisi do të dërgohet në atë vend që e meriton. Unë si trajner nuk kam punuar kurrë për objektiva të vogla. Humbja me Partizanin? I ndodh edhe Real Madridit me Barcelonën në shtëpi. Por tradita ekziston në sport, mendoj se ka ndikuar ana psikologjike te kjo humbje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online