“Mbrojtësit tanë nuk ishin në vendin e tyre te goli, nuk e kaloj lehtë këtë”! Mezani i mërzitur: Disa çuna nuk e kanë kuptuar akoma te Laçi që…

Superiorja po bëhet gjithmonë e më e paparashikueshme pas çdo jave. Bylisi ka shkaktuar tjetër surprizë duke mundur në transfertë Laçin me shifrat 0-1. Goli i vetëm i takimit u shënua nga ana e Flamur Ruçit në minutën e 54.

Me këtë fitore Bylisi i Shensojit konfirmon formën fantastike që po kalon. Nga krahu tjetër, Laçi merr një tjetër goditje të rëndë për objektivat e saj, pavarësisht se fitorja me Partizanit u mendua si pikë kthese. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Mezani: “Kemi gabuar në pjesën e parë. Te goli i pësuar, dy lojtarët tanë në qendër të mbrojtjes ku pësuam golin, ishin jashtë pozicionit. E kishim organizuar ndryshe, asnjëri prej tyre nuk ishte në vendin e duhur. Nuk do ta kalojmë normalisht këtë. Më vjen keq pasi ekipi nuk po reagon. Kemi humbur 6 pikë në fushën tonë dhe nuk kemi bërë maksimumin për të marrë pikët e plota. Kampionati po bëhet më i vështirë, ndeshjet po pakësohen. Por si duket disa çuna nuk e kanë kuptuar akoma që gjithçka varet nga këmbët e tyre”.

Shensoji: “Dua të uroj Laçin si skuadër dhe si klub që kanë objektiva të mëdha, po i shërbejnë futbollit shqiptar. Ma zbatuan lojtarët 100% taktikën time. Laçi luajti më agresiv me ne pasi nuk i lejoheshin dy humbje në shtëpi. Për ne është çdo ndeshje si finale. Kur erdha unë fituam me Vllazninë, me Kastriotin dhe me Teutën meritonim më tepër. Bylisi do të dërgohet në atë vend që e meriton. Unë si trajner nuk kam punuar kurrë për objektiva të vogla. Humbja me Partizanin? I ndodh edhe Real Madridit me Barcelonën në shtëpi. Por tradita ekziston në sport, mendoj se ka ndikuar ana psikologjike te kjo humbje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online