“Ndeshja me Lituaninë nuk ishte ajo që mendova”, Qazim Laçi: Dua të luaj gjithmonë me Kombëtaren

Debutimi i shumëpritur erdhi për Qazim Laçin te Shqipëria, por nuk ishte në kohën e duhur. Kombëtarja do të humbiste ndaj Lituanisë me shifrat 0-1 dhe zhvilluam ndeshjen më të dobët nga vitet e fundit. Tashmë kërkohet që kjo histori të harrohet, por Laçi do ta ketë gjithmonë në kujtesë pasi ishte pikërisht momenti kur debutoi te Shqipëria. Në konferencën për shtyp përpara takimeve të radhës që ka Shqipëria, mesfushori i Ajacios shprehet me sinqeritet se kuqezinjtë e kishin marrë shumë më lehtë Lituaninë, duke harruar faktin se edhe lojtarët e saj dinë të luajnë futboll.

“Lojtarët e rinjë që kanë ardhur tani, kanë mbërritur këtu pasi kanë dhënë maksimumin në ekipet e tyre. Jemi futbollistë shumë të mirë dhe duhet ta tregojmë në fushë. Debutimi me Lituaninë nuk ishte ai që kisha në mendjen time, pasi nuk u lidh me një fitore dhe ndeshje të mirë. Shpresoj që të luaj gjithmonë në çdo rast me Kombëtaren, por këtë e vendos trajneri. Me Lituaninë e thamë që ne e morëm shumë lehtë, kujtuam se do të fitonim me patjetër. Por besoj se kemi lojtarë me cilësi të mirë te Shqipëria dhe tani duhet të marrim maksimumin”, ka thënë Laçi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online