“Lajm i mirë që nuk luajmë me Armeninë”, Dërmaku tregon arsyen e largimit nga Parma: Tani projekti bazohet rreth meje

Kastriot Dërmaku ka folur në konferencën për shtyp përpara takimeve që do të zhvillojë Shqipëria në Ligën e Kombeve. Vetëm pak orë më parë mbrojtësi shqiptar ka bërë edhe një lëvizje të re në karrierë duke mbërritur nga Parma te Leçe. Arsyen e këtij vendimi e ka shpjeguar në konferencën e sotme duke u shprehur se ka ardhur për faktin se në “shtëpinë e re” do të ketë një projekt që bazohet rreth tij. Gjithashtu Dërmaku e ka cilësuar si një lajm të mirë anulimin e miqësores ndaj Armenisë.

“Është lajm i mirë që nuk do të luajmë me Armeninë pasi kemi më shumë kohë për t’u stërvitur me lojtarët e rinjë dhe për t’u përgatitur për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Megjithëse situata në Armeni nuk është aspak e mirë. Sa i përket transferimit të Leçes jam i kënaqur pasi do të aktivizohem më shumë. Te Parma kam bërë mirë sa herë jam paraqitur, megjithëse atje kemi qenë 5-6 mbrojtës të qendrës. Tani do të shkojë në një skuadër që e bazon projektin rreth meje. Nuk jemi fare të kënaqur për ndeshjen që ndodhi me Lituaninë. Fizikisht nuk kemi qenë në nivelin e lartë. Besoj dhe shpresoj se nuk do të përsëriten më ndeshje të tilla”, u shpreh Dërmaku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online