Aston Villa- Manchester City ka përfunduar me rezultatin 1-2. Këto tre pikë janë mjaft te rëndësishme për qytetarët, që shkojnë të sigurtë drejt titullit kampion. Megjithatë vëmendja e kësaj ndeshje ishte tek rasti brutal i mbrojtësit qendror, John Stones, në minutën e 42-të të pjesës së parë.
Pas një kundërsulmi mjaft të rrezikshëm nga Aston Villa, John Stones shkon në mesfushë për të shpëtuar aksionin, por bën një ndërhyrje të dhunshme ndaj kundërshtarit. Si fillim u duk se John Stones kapi topin, por pas rishikimit me VAR, arbitri e ka ndëshkuar me kartonin e kuq.
Gjithashtu edhe Aston Villa e ka mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë, pasi futbollisti Cash u ndëshkua dy herë me karton të verdhë brenda dy minutave. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/