Ndër të paktët që vendoste bast për Partizanin! Ylli Aga tregon si mbyllet Superiorja, të kuqtë shpallen kampion

Partizani mori kreun e klasifikimit fundjavën e shkuar, pasi u ndihmua edhe nga barazimi i Vllaznisë me Teutën. Kur kanë mbetur 5 javë nga fundi, gjithçka mbetur e hapur në luftën për titullin kampion. Gjithashtu edhe lufta për mbijetesë është e zjarrtë, pasi Bylis, Skënderbeu dhe Kastrioti janë në garë për vendin e 7-të dhe të 8-të.

I ftuar në emisionin “Skaner” në MCN TV, komentatori dhe gazetari i njohur, Ylli Aga, ka bërë parashikimin e tij mbi mënyrën sesi do të mbyllet klasifikimi i tabelës. Sipas tij Partizani do të shpallet kampion me 66 pikë, i ndjekur nga Teuta dhe Tirana.

Interesant është fakti që Ylli Aga mendon se Skënderbeu do të bëjë rrokadën, duke i marrë vendin e 8-të Bylisit, ndërsa Kastrioti do të mbrojë pozitën aktuale. Edhe pse për shumë kohë Vllaznia ishte në vendin e parë, sipas gazetari shkodranët do të përfundojnë në vendin e 5-të. Kujtojmë që Ylli Aga ishte një nga të paktët që ka besuar se Partizani do të shpallej kampion edhe kur gjithçka dukej e pamundur për të kuqtë, duke ditur problemet e shumta në nisjen e sezonit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *