Mbrëmja e nesërme do të rezervojë emocione të mëdha për të gjithë tifozët e Shkëndijës, teksa skuadra e tyre e zemrës do të ketë përballë një klub si Totenhemi. Trajneri i Spërsave, Hoze Murinjo, ka mbajtur ditën e sotme konferencën e zakonshme për shtyp përpara përballjes. Portugezi tregon se për kuqezinjtë e Tetovës do të jetë një nder i madh të luajnë përballë një ekipi që e shohin nga TV, ndërsa zbulon se ka kërkuar ndihmën e Goran Pandev që të “spiunojë“ Shkëndijën, në mënyrë që të përgatiste sa më mirë duelin e nesërm.
“Ndeshja me Shkëndijën mund të jetë e pasigurtë. Kur një takim luhet është gjithnjë i sikletshëm dhe i vështirë. Mund të ketë penallit për shembull Për Shkëndijën dhe lojtarët e saj do të jetë një nder i madh të luajnë me këtë klub, me lojtarë që i kanë parë në TV. Nuk do të jetë e lehtë në Maqedoni. Më vjen keq që stadium do të jetë bosh. Do të ishte e mrekullueshme për Shkëndijën dhe për njerëzit që të ishin të pranishëm.
Ne e kemi analizuar kundërshtarin. Telefonova ish-lojtarin tim, Goran Pandev, sepse ai zotëron skuadrën që luajti me Shkëndijën javën e shkuar. Stadiumin e njoh, isha atje kur luajtë për Super Kupën. Është një skuadër në një nivel të ngjashëm me rivalin bullgar. Na duhet të shënojmë gola për të fituar. Jemi më të mirë, por duhet ta tregojmë. Nuk bëmë një ndeshje të keqe në Plovdiv, por kishim një kohë të vështirë. Shpresoj që ta nisim duelin me Shkëndijën në një drejtim tjetër dhe ta thjeshtëzojmë detyrën tonë”, është shprehur Hoze Murinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/