Emisioni i “Sport Ekspres”, “Koha Shtesë”, vazhdon me intervistat kushtuar Kombëtares. Këtë herë ishim me lojtarin që të gjithë tifozët e dashurojnë, Jasir Asani. Është pikërisht ky njeriu që ka ngritur peshë zemrat e tifozëve shqiptarë me tre golat e çmenduar që ka shënuar nga distanca. Në një rrëfim të gjatë, Asani ka folur për të gjithë prapaskenat dhe gjithë emocionet e përjetuar te Kombëtarja. (Videon e plotë të emisionit e gjeni këtu)
“Kur erdhi ftesa e Shqipërisë për herë të parë kisha shumë emocione të forta. Qëndrova dy ditë pa gjumë në Korenë e Jugut. Nuk më rrihej në një vend, ngrihesha dhe lëvizja nëpër shtëpi kot, mezi prisja të vinte dita e grumbullimit. Pastaj shkova te grumbullimi dhe mbaj mend që ditën e parë isha shumë i turpshëm. Kisha shumë turp, madje nuk arrija dot që ta shikoja në sy Silvinjon dhe lojtarët e tjerë të Kombëtares”, tha Asani. /Sport Ekspres/