“E pashë me shokët në lokal”! Jasir Asani tregon se çfarë i thanë për rastin e famshëm të Shkëlzen Gashit kundër Zvicrës: Të ishe ti, do ishte gol…

Emisioni i “Sport Ekspres”, “Koha Shtesë”, vazhdon me intervistat kushtuar Kombëtares. Këtë herë ishim me lojtarin që të gjithë tifozët e dashurojnë, Jasir Asani. Është pikërisht ky njeriu që ka ngritur peshë zemrat e tifozëve shqiptarë me tre golat e çmenduar që ka shënuar nga distanca. Në një rrëfim të gjatë, Asani ka folur për të gjithë prapaskenat dhe gjithë emocionet e përjetuar te Kombëtarja. (Videon e plotë të emisionit e gjeni këtu)

“Kur erdhi ftesa e Shqipërisë për herë të parë kisha shumë emocione të forta. Qëndrova dy ditë pa gjumë në Korenë e Jugut. Nuk më rrihej në një vend, ngrihesha dhe lëvizja nëpër shtëpi kot, mezi prisja të vinte dita e grumbullimit. Pastaj shkova te grumbullimi dhe mbaj mend që ditën e parë isha shumë i turpshëm. Kisha shumë turp, madje nuk arrija dot që ta shikoja në sy Silvinjon dhe lojtarët e tjerë të Kombëtares.
Euro 2016? Unë ndiqja çdo ndeshje të Shqipërisë, ne shqiptarët e Maqedonisë e dashurojmë Shqipërinë. E kam ndjekur nga televizori me shokët, nëpër lokale. Ka qenë ndeshja me Zvicrën që nuk më harrohet, rasti i Gashit, do doja shumë që ai top të bëhej gol. Por ndonjëherë edhe fati të lë. Ata shokët që kisha aty më thonin: “Po të ishe ti aty do ishte gol”. Po është shumë e lehtë për ta thënë nga televizori, por të jesh aty, është shumë e vështirë”, tha Asani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online