“Ndalojeni Myrto Uzunin, nëse guxoni”! Granada shpërthen për sulmuesin shqiptar, shënoi 2 gola në 3 minuta

0

Myrto Uzuni ka lënë pas dëmtimin e fundit që kaloi te Granada dhe është hedhur në fushën e blertë nga minuta e parë. Sulmuesi shqiptar ka arritur të shënojë dy gola në vetëm tre minuta kundër Andorrës.

Goli i parë erdhi në minutën e 10, ndërsa tre minuta më vonë do të vinte edhe dyfishimi i rezultatit. Myrto Uzuni është kthyer frikshëm dhe po tregon te Granada të gjithë potencialin e tij. Menjëherë pas këtyre realizimeve ka ardhur edhe një postim nga Granada: “Ndalojeni Myrto Uzunin, nëse guxoni”. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.