“Ndalohet birra? Nuk do shohim shfaqje të ndyra si në Angli dhe Francë“, Vargu: Katari nuk stadiume me 25 mijë vende si Franca

Zhvillimi i Kupës së Botës në Katar ka hapur mjaft debate në gjithë botën dhe ato nuk kanë munguar as në studion e emisionit “Botërori Katar 2022“ që transmetohet në “Ora TV“. Petrit Vargu mbështet vendimin për të zhvilluar këtë kompeticion në shtetin e vogël të Katarit, pasi është në një distancë gjeografike më të afërt me të gjithë popujt dhe e përcjell më mirë mesazhin e bashkimit dhe dashurisë. Sa i përket ndalimit të pijeve alkolike, mjeku shqiptar është plotësisht dakort me këtë rregull, pasi do të shmangen skenat e huliganizmit që i shohim shpesh në zemër të Europës.

“Janë të gjithë stadiumet 40-80 mijë vende. Nuk janë si stadiumet e Francës me 25 mijë vende. Stadiumi më i vogël është 44 mijë vende. E para kjo. E dyta, është një festë e madhe që po bëhet aty, sepse për të parën herë po luhet një Kampionat Botëror ku vendi më i largët është 46 milje nga njëri-tjetri. Të gjithë popujt janë afër dhe më tepër se këtë radhë mesazhi i afrimit, i dashurisë dhe i respektit nuk ka për të qenë ndonjëherë. Në qoftë se kanë ndaluar pijen, të jeni të sigurt që ato shfaqje të ndyra që kemi parë në Francë e në Angli me huliganë që rrahin njerëzit këtu nuk do i shohim. Është një model i një Kampionati Botëror. Natyrisht që kur kundërshtohen fuqitë e mëdha të futbollit dhe shkohet në një vend të vogël si Katari, këto gjëra do jenë: ‘Mungon birra, mungon duhani etj.‘. Për mua këto janë absurde“, ka thënë Petrit Vargu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online