“Armando Broja është lojtari më i shpejt në botë”! Sterling i lë të gjithë pa fjalë: Kisha dëgjuar shumë për të, tani i them shokëve se do bëhet ylli i madh

Armando Broja nuk po arrin që të krijojë impaktin që të gjithë presim te Chelsea dhe Shqipëria. Ndoshta forma jo e mirë e londinezëve dhe fakti se nuk po shërbëhet nga shokët e ekipit, ndikon drejtpërdrejtë te statistikat e sulmuesit shqiptar. Kjo pasqyrohet më pas edhe te Shqipëria. Por çfarë aftësish ka ky futbollist?

Besojeni ose jo, por në Shqipëri ka shumë persona që dyshojnë për Brojën, ndërsa vetë Ranheim Sterling, një yll botëror, e quan Armandon si lojtarin më të shpejtë në botë. “Armando Brojën e shikoj gjithmonë si yllin e radhës. Kur jam me shokët që nuk e kanë parë ende, i them që është ylli i madh i radhës. Nuk jam unë lojtari më i shpejt te Chelsea, është Broja, është lojtari më i shpejt në botë. Kisha dëgjuar shumë për Brojën më para, por nuk e kisha parë asnjëherë. Tani kjo është e vërteta për të”, tha Sterling. Sigurisht, për fjalë të tilla, shërben edhe një video si provë. /Sport Ekspres/

Video edited on Kapwing

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online