Fiorentina ka arritur një fitore të pastër 3-0 ndaj Spalit në shtëpi. Vjolët arritën që të regjistronin fitoren e tretë për këtë sezon dhe tani e shohin veten në kuotën e 10 pikëve, vetëm 2 më pak se Juventusi kryesues, por me bardhezinjtë që kanë një ndeshje më pak.
Skuadra e Piolit shënoi që në minutën e 18-të me Marko Pjacën. Vetëm 1o minuta më vonë ishte Milenkoviç që dyfishoi shifrat. Në pjesën e dytë ishte Kieza, që shndërroi në gol pasimin e Pjacës.
Për t’u veçuar festimi i golit të tretë nga Kieza. Italiani ia dedikoi vëllait të tij golin, i cili në këtë ndeshje po kapte topat pas porte. Spali në anën tjetër mbete në kuotën e 9 pikëve, duke pësuar një humbje që i ndal ritmin e mirë që kishin nisur kampionatin.