Ndahet nga jeta presidenti i FK Vlorës

Vlora i jep lamtumirën e fundit biznesmenit Agron Haxhiraj. Ish-presidenti i klubit sportiv privat Vlora, Agron Haxhiraj, njihej në qytetin bregdetar si një person që e dashuronte sportin,duke dhënë gjithçka për ekipin e tij Vlora, por ndër vite edhe për Flamurtarin. Me ekipin Vlora Haxhiraj arriti të shkonte deri në Kategorinë e Parë, duke u dhënë mundësinë e aktivizimit në këtë skuadër dhjetëra lojtarëve vlonjatë, por edhe shumë të tjerëve që sot janë bërë të njohur në futbollin shqiptar.

Agron Haxhiraj ishte edhe një biznesmen mjaft i suksesshëm në Vlorë, ndërsa kishte në pronësi birrën Norga. Pas një sëmundje të rëndë, Agron Haxhiraj është ndarë nga jeta,një person që i dha shumë qytetit të Vlorës,në sport, art e kulturë. Redaksia e Sport Ekspres i shpreh ngushëllimet familjes së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *