NBA | Celtics mbyllin llogaritë, kualifikohen në gjysmëfinale (VIDEO)

Boston Celtics kanë kaluar në raundin tjetër të fazës play-off në NBA. Ata kanë mposhtur edhe në ndeshjen e katërt Indiana Pacers, në një ndeshje që ishte e ekuilibruar dhe vetëm në fund u vendos fituese. Rezultati i përgjithshëm i kësaj përballje ishte 106-110. Cëltics kështu kalojnë në gjysmëfinalen e Konferencës së Lindjes dhe pret të mësojë emrin e kundërshtarit. Me gjasa do të jenë Philadelphia 76ers, që kryesojnë 3-1 ndaj Brooklyn Net.

Për të mbetur te ndeshja në parket, Celtics bënë një sfidë të mirë në grup, teksa ishin shtatë basketbollistë që realizuan më shumë se 10 pikë. Gordon Hayward ishte ai që realizoi më së shumti, 20. Al Horford (14 pikë, 5 asiste, 12 rikuperime) dhe Jayson Tatum (18 pikë, 2 asiste, 8 rikuperime) gjithashtu spikatën në fitoren e Celtics.

Indiana Pacers-Boston Celtics 106-110 (0-4)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *