Pak çaste pasi përfundoi miqësorja Besëlidhja-Vllaznia, në pistën e stadiumit lezhjan është shfaqur ish-futbollisti i Partizanit, Nderim Nexhipi. Një bisedë e gjatë kokë më kokë me trajnerin e portierëve të Vllaznisë, Avenir Dani, për momentin u konsiderua nga të pranishmit se mund të kishte të bënte me ndonjë afrim të mundshëm të shqiptaro-maqedonasit te skuadra kuqeblu. Por, shumë shpejt, kur me ta është bashkuar edhe portieri në provë i Vllaznisë, Kristian Naumovski, është kuptuar qartë se Nexhipi ishte “shkesi” i portierit për te kuqeblutë.
Kjo miqësore pritej t’i shërbente kuqebluve për ta portierin e ardhur për provë. I hedhur në fushë në pjesën e dytë, Naumovski nuk është se pati edhe shumë punë, ndërkohë që porta shkodrane konçidoi që të ndëshkohej me gol në minutat kur ai ishte në lojë. Maxhar, i pyetur për portierin naumovski, u shpreh se nuk është përgjegjësia e tij, ndërkohë çështja në fjalë nuk dukej shumë e lehtë për t’u zgjidhur.
Më pas, në një kafe pranë stadiumit “Besëlidhja”, biseda për fatet e portierit maqedonas ka vijuar edhe më e zgjeruar, pasi treshes Nexhipi-Naumovski-Dani i është bashkuar edhe tekniku Armando Cungu. Trajneri i portierëve kuqeblu, Avenir Dani, ka bërë të ditur se vendimi për portierin maqedonas do të jepet zyrtarisht më vonë.