Humbja e djeshme me Liverpulin ishte e para për Napolin në Champions League, por që i kushtoi shtrenjtë skuadrës së Karlo Ançelotit. Edhe pse me 9 pikë, skuadra e Hysajt nuk arriti që të shkonte në fazën tjetër të Championsit.
Në këtë mënyrë Napoli bëhet e para skuadër italiane, e cila nuk ka mundur që të kualifikohet edhe pse ka vetëm një humbje. Një rekord negativ, por që mund të thuhet se është edhe mungesë fati, pasi grupi ishte me të vërtetë i vështirë.
Të garosh me PSG-në e milionerëve dhe Liverpulin finalist të edicionit të shkuar nuk është aspak e lehtë. Napoli bëri gjithçka në Angli, por në fund nuk arriti dot që të merrte atë pikën e shumëdëshiruar, që do i çonte në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve.