Ronaldo te Juventusi, Naingolan te Interi, Roma që ka blerë 10 futbollistë, Milani i “paralizuar” nga çështja e kalimit të pronësisë… Po Napoli? Aurelio de Laurentis, presidenti axurr, në daljet e fundit publike, ka rrëfyer se ishte pranë Ronaldos dhe iu propozua përpara Juventusit, por në mendjen e tij është një tjetër futbollist, sipas indikacioneve të trajnerit Ançeloti.
Bëhet fjalë për Karim Benzemanë, pasi Edinson Kavani fiton shumë për sa i përket rrogës (11 mln euro në sezon). Kështu, “Daily Star”, shkruan se francezi është bërë objektiv dhe rroga e tij është rreth 8,5 mln euro. Edhe pse beniamin i Perezit, ndoshta ka ardhur momenti i divorcit.
Napoli po përgatit 45 mln euro për të siguruar Benzema.