Kualifikimi i Kukësit, mbrojtësi përzgjidhet për testet e antidopingut

0

Kukësi u kualifikua në turin e dytë të Champions Leagues, pasi barazoi 1-1 me Valetën në Maltë. Verilindorët kishin Zotin me vete, pasi përjetuan kualifikimin në 180 minuta të dominuara nga maltezët. Fati ndihmon më të fortët, shpresojmë që kjo ishte shtysa si duhej.

UEFA zgjodhi dhe një nga lojtarët e Kukësit për testion antidoping. Fjala është për mbrojtësin Simo Rrumbullaku. Ky i fundit ishte i përzgjedhuri për të kryer analizat. Ai u shoqërua nga doktori i ekipit Mel Ostreni.

Rrumbullaku ishte njeriu asist, pasi dhuroi pasën finale për Dzarian në momentin e golit të avantazhit. 26-vjeçari ishte një nga lojtarët më të mirë të Kukësit sipas informacioneve të ardhura nga Malta.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.