Napoli nuk lejohet të udhëtojë drejt Torinos, Juventusi çudit me deklaratën zyrtare

Një kaos i vërtetë është krujuar në futbollin italian. Rastet pozitive me Covid-19 kanë krijuar një situatë të pakëndshme në Serie A, ku ndeshja mes Xhenoas dhe Torinos është shtyrë për një moment të dytë. Megjithatë rastet pozitive në skuadrën e Napolit kanë bërë që autoritetet lokale të bllokonin nisjen e të kaltërve drejt Torinos, ku do të ndeshjet me Juventusin.

Diçka e tillë krijoi një paqartësi në Itali, teksa është menduar anulimi i përballjes mes skuadrave. Por ajo që krijon më tepër çudi është reagimi i bardhezinjve. Juventusi del me një njoftim zyrtar, ku thekson se skuadra e ekipit të parë do të zbresë normalisht në fushë mbrëmjen e nesërme.

“Klubi i futbollit të Juventusit lajmëron se ekipi i parë do të zbresë në fushë për ndeshjen e Juventus-Napoli të ditës së nesërme në orën 20:45, të parashikuar nga kalendari i Serie A”, shkruan Juventusi në faqen zyrtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online