Kosova humb kapitenin në betejën më të rëndësishme, Rrahmani mungon ndaj Maqedonisë së Veriut

Kosova humb kapitenin e saj, që nuk mund ta udhëheqi dot skuadrën në betejën më të rëndësishme të tyre. Dardanët do të përballen me Maqedoninë e Veriut në datën 8 tetor në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, nga ku merr jetë edhe ëndrra për një vend në Euro2021. Por situata e krijuar te Napoli ka bërë që Amir Rrahmani të mos jetë në fushën e lojës me fanellën e Kosovës, duke lënë një hapësirë shumë të madhe në prapavijë.

Rastet pozitive me Covid-19 në radhët e skuadrës italiane janë shtuar sërish ditën e sotme dhe kjo ka bërë që lojtarët të futen në izolim dhe të mos lejohen t’i bashkohen përfaqësueseve të tyre. Një thikë me dy presa rezultoi kjo situatë për dardanët, që fati u buzëqeshi me mungesën e Elmas në kampin kundërshtar, por i braktis me mungesën e Rrahmanit në qendër të mbrojtjes./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online