Napoli “goditje” dyshe, firmosin një mesfushor dhe një portier

Napoli ju afrua shuam titullit në edicionin e fundit në Itali, por nuk mundi që ta merrte, pasi Juventus në fund sërish u tregua më i zoti në metrat e fundit. Nis një epokë e re me teknikun Ançeloti, që do të tentojë të bëjë atë që Sarri nuk mundi, të çojë trofe në Napoli. Ka nisur dhe puna për ndërtimin e skuadrës për edicionin e ri dhe sot klubi napoletan ka prezantuar dy afrimet e fundit. Fabian Ruiz dhe Aleks Meret kanë nënshkruar kontratën me presidentin Aurelio de Laurentis.

Ruiz është vetëm 22 vjeç dhe ka bërë mjaft mirë në Spanjë në edicionin e fundit me skuadrën e Real Betisit, ku është aktivizuar në 34 ndeshje dhe në të njëjtën kohë ka shënuar dhe 3 gola. një goditje e zgjuar nga ana e Napolit që beson se mund të bëjë dhe biznes në të ardhmen me mesfushorin spanjoll.

https://www.facebook.com/SSCNapoli/videos/2027005227333041/

Po ashtu edhe Meret shihet si një investim me vlerë, pasi është vetëm 21 vjeç. Në edicionin e fundit “gardiani” është aktivizuar në radhët e Spalit, por ka qenë në pronësi të Udienzes. Portieri ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me Napolin, e cila e mban të lidhur deri në vitin 2023 me skuadrën e Anccleotit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *