Napoli fiton pa sforcuar derbin, sërish në krye

Napoli ka arritur një fitore 2-0 sot në mbrëmje në derbin kundër Beneventos, duke rimarrë kreun e renditjes. Megjithatë, ylli i skuadrës, sulmuesi kryesor Dris Mertens, doli duke çaluar dhe te Napoli janë në ankth.

Skuadra e drejtuar nga Mauricio Sarri mbylli gjithçka në më pak se një orë lojë, me Mertens që shënoi në pjesën e parë dhe kapitenin Hamshik që siguroi fitoren sapo nisi pjesa e dytë.

Në minutën e 56-të Benevento fitoi një penallti pas një gabimi nga Kulibali, por pas pamjeve të VAR-it, u evidentua një pozicion jashtë loje i një prej lojtarëve të Beneventos.

Berat Gjimshiti dhe Elseid Hysaj ishjin ttiulalrë, me të parin që mori një notë të ulët, rreth 5,5, natyrisht ndikuar nga humbja, ndërsa Hysaj mesatarisht 6, duke kontrolluar mirë krahun e djathtë, por si zakonisht, pa rënë shumë në sy në fazën sulmuese. Në mesin e pjesës së dytë u fut edhe Memushaj, i cili i dha një shtysë pozitive Beneventos dhe u vlerësua me notën 6.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online