Kraja lëshon apelin: Ta mbështetim Vllazninë, mjaft me negativitet!

Në Shkodër ka depresion pas humbjes ndaj Skënderbeut dhe mbi të gjithë në media kritikat janë të ashpra ndaj klubit, trajnerit e lojtarëve. Megjithatë, trajneri i ekipit Vllaznia B, Ervis Kraja, del kundër rrymës, duke postuar një status në faqen e tij në Facebook, ku bën thirrje për bashkim dhe sa më pak polemika të kota me njëri-tjetrin.

Kemi shumë probleme nga të gjitha anët po a ban me më tregu dikush kujt i shërben ky negativitet që po shfaqet prej disa kohësh, ka dëshirë dikush të biem nga kategoria?

Ka dëshirë dikush të rregullojnë interesat personale? Vllaznia është e të gjithëve e ta ndihmojmë në momente të vështira siç është tani e siç ishte vjet kur u çua i madh e i vogël ta mbështeste.

Kujt i shërben kjo që po ndodh me Vllazninë? Pse u dashka ta presim ndeshjen e fundit me shku në stadium? S’di ndoshta gabohem, po duhet punuar shumë që tifozët të vijnë në stadium.

Ndoshta dhe zbutja e disa njerëzve do ishte mirë për futbollin shkodran e për ekipin e Vllaznisë. Vllaznia është e Shkodrës, me profesorin, pa profesorin, me këto futbollistë, pa këto futbollistë.

Prandaj mendimi jem personal, duhet mbështetur e jo ta shtyjmë drejt Kategorisë së Parë. Zoti na ndihmoftë e na afroftë më shumë afër njëri-tjetrit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online