Naomi Osaka është bërë japonezja e parë që fiton një titull të Grand Slam, duke mposhtur 6-2, 6-4 në finalen e US Open legjendaren Serena Uilliams.
Fitorja e japonezes, mëse e merituar, u njollos nga skenat e shëmtuara gjatë ndeshjes, me Serena Uilliams që pati një debat të ashpër dhe ofendoi gjyqtarin e takimit, Karlos Ramos.
Ky i fundit paralajmëroi disa herë në setin e dytë Serenën për shkak se trajneri i saj po e udhëzonte nga tribuna, gjë që nuk lejohet, derisa i dha një penalizim me një pikë më pak amerikanes, e cila nuk u përmbajt: “Më vodhe një pikë. Më kërko falje, sepse je një gënjeshtar. Nuk do të drejtosh më kurrë një ndeshje timen”.
Nervat në kulm për Serenën, qetësi e paparë për 20-vjeçaren Osaka, e cila triumfoi dhe e përlotur ngriti trofeun.
Ndërkaq, tifozët amerikanë fishkëllenin arbitrin, por Serena tregoi klas, duke kërkuar qetësi, për të mos ia prishur festën rivales.
.@serenawilliams instructs crowd to stop booing and celebrate @Naomi_Osaka_'s moment of winning her first grand slam. #USOpen pic.twitter.com/LOAyB42OmQ
— Jeff Eisenband (@JeffEisenband) September 8, 2018