Interi nuk ndalet dhe arriti të fitojë në transfertë përballë Spalit me rezultatin 1-2. Dopieta e kapitenit Mauro Ikardi vendosi ndeshjen, por djemtë e Spaletit vuajtën shumë për të arritur fitoren.
Raxha Naingolan është shfaqur i kënaqur pas fitores së gjashtë rresht në të gjitha kompeticionet, ndërsa tashmë vjen pauza si pasojë e ndeshjeve të kombëtareve. 30-vjeçari është i përqendruar te derbi i Milanos, ndeshje që do të zhvillohet me 21 tetor.
“Ndeshje e vuajtur, por në fund ajo që vlen është fitorja. Shpirt i madh i skuadrës, le të vazhdojmë kështu. Tashmë pak pushim dhe më pas…”, komenton mesfushori belg në rrjetet sociale, duke lënë të nënkuptohet se Inter duhet të rifitojë energjitë dhe të jetë gati për derbin kundër Milanit.