“Na u mohua një penallti“, Reja zbërthen ngërçin e golit: Na mungon një sulmues gjakftohtë

Të pafatë! Kështu mund të quhen lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë mbrëmjen e sotme. Grintë, ritëm, vrapime, vendosmëri, raste, të gjitha i kanë pasur kuqezinjtë përballë Lituanisë, por mëkat ishte fakti që nuk arritën dot të tundnin rrjetën. Edhe kjo transfertë është mbyllur në paqe 0-0 për Shqipërinë, që ka dominuar dukshëm lituanezët, megjithëse në fund nuk ia ka dalë të marrë fitoren. Në përfundim të takimit, vetë protagonistët e ndeshjes kanë dhënë intervistat e tyre për “Supersport“.

“Mund të them se më vjen keq, sepse rastet i kemi pasur. Ishte edhe një penallti që na u mohua. Për gjykimin tim duhej të jepej. U krijua edhe rasti në fund me Trashin, edhe Seferi pati një rast. Por këto nuk janë shfajësime. Ndeshjen e fiton ai që bën gol dhe ne nuk arritëm dot të shënonim.

Lenjanin e largova sepse dha shumë në pjesën e parë. Pati 3-4 raste që pati zbritje, hyri në zonë, u mundua të krosonte. Trashin e futa për t’i dhënë një frymë tjetër lojës.

Fakti që në ndeshjen e Kazakistanit Kallaku pati një ndeshje shumë të mirë nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të jetë pjesë edhe sot. Kemi edhe shumë lojtarë të rinj që duhet t’i përfshijmë. Nuk është se na kanë munguar rastet, por ndoshta na mungon ai sulmuesi gjakftohtë para portës”, ka deklaruar Edi Reja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *