VIDEO/ Reja nuk shënon dot vetë! Arbitri dhe harresa e golit na ndëshkojnë në Lituani, Kombëtaren nuk e do fati

Nuk është një pikë e fituar, por padyshim dy pikë të humbura në Lituani. Shqipëria e ka dominuar në çdo aspekt rivalin, e megjithatë sërish rezultati është mbyllur në shifrat 0-0. Ndryshe nga ndeshja kundër Kazakistanit, këtë herë kishim një Kombëtare me zjarrin e ndezur, e cila ishte luftarake në çdo top.

Arbitri na ka mohuar një penallti të pastër në pjesën e parë, teksa topin e Seferit e ka ndalur me dorë mbrojtësi kundërshtar. Të gjithë e kanë parë këtë ndërhyrje të palejuar, por jo më i rëndësishmi, arbitri.

Për të vazhduar më tej me rastet e humbura përgjatë 90 minuta, ndërsa Seferi ashtu si edhe me Kazakistanin nuk arrin që të shënojë i vetëm përballë portierit. Këtë herë nuk mund të flitet më vetëm për çështje fati, por një mungese qetësie përpara portës kundërshtare, duke kërkuar forcën dhe duke harruar teknikën në goditje.

Trashi do të humbiste një tjetër mundësi të mirë për të gjetur avantazhin në minutat e fundit, pas një krosimi fantastik që i erdhi nga Bare. Shumë mundësi të krijuara dhe Shqipëria që nuk arrin dot të gjejë rrjetën kundërshtare. Padyshim që këtë herë Reja është i fundit që mund të kritikohet, fatkeqësisht e ka moshën shumë të lartë për t’u kthyer vetë në sulmues dhe për të realizuar në portën e Lituanisë. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online